Nje udhetim ne grup
SOCOTRA 2027
Socotra nuk është një udhëtim që bëhet për komoditet. Është një nga ato vende ku shkon për të parë diçka që ende duket e paprekur: male të egra, laguna të izoluara, pemë Dragon Blood dhe net në vende ku nuk arrin turizmi klasik. Një grup i vogël, një eksperiencë e kuruar dhe një destinacion që ende ruan ndjesinë e zbulimit.
SOCOTRA NJË BOTË MË VETE
Socotra nuk ngjan me asnjë vend tjetër. Izolimi i saj ka ruajtur një natyrë pothuajse surreale: pemët e famshme Dragon Blood, male të egra, duna të bardha, laguna të izoluara dhe plazhe ku shpesh nuk sheh askënd tjetër. Është një nga ato vende ku ende ke ndjesinë se po zbulon diçka, jo thjesht qẽ je duke vizituar një destinacion.


SI DO TA PËRJETOJMË
Ky nuk është një udhëtim klasik.
Do të lëvizim me 4x4, do të flemë në kamp, do të kalojmë net nën yje dhe do të arrijmë vende larg turizmit masiv. Një nga përvojat më të veçanta do të jetë nata në plazhin e Shoab, një vend i izoluar që arrihet me varkë, ku përreth ke vetëm detin, rërën dhe qiellin.

LLOJI I UDHËTIMIT
Udhëtim me 4x4 dhe shoferë lokale, në një vend ende larg turizmit masiv, me infrastrukture dhe sherbime shumë te kufizuara (megjithate ka mbulim të rjetit celular). Janë parashikuar net ne tendë, në stilin wild camping, që kerkojne fleksibilitet dhe shirt pershtatjeje, si edhe vetëm një nate në hotel në Hadibo.

Programi Day by Day
DITA 1 — NISJA DREJT JEDDAHNisja nga qyteti yt drejt Jeddah.Pjesëmarrësit mund të nisen nga vende të ndryshme të Europës dhe do të takohemi në Jeddah, ku do të kalojmë natën para fluturimit për në Socotra.Mbrëmje: Mbërritja në Jeddah, darkë dhe pushim për natën.DITA 2 — MBËRRITJA NË SOCOTRA · RAS ERSELParadite: Transferimi drejt aeroportit dhe fluturimi Jeddah – Socotra. Mbërritja në aeroportin e Hadibo-s, ku do të na presin shoferët dhe ekipi lokal.Pasdite: Nisim menjëherë drejt pjesës lindore të ishullit. Që në orët e para Socotra fillon të tregojë peizazhin e saj të pazakontë: male të thata, rrugë pothuajse bosh dhe një natyrë që duket sikur është shkëputur nga pjesa tjetër e botës.Mbërrijmë në zonën e Ras Ersel, pranë Oqeanit Indian, ku do të vendosim kampin.Mbrëmje: Darka e parë në ishull dhe nata e parë në tendë.

DITA 3 — ARHER · SHPELLA HOQ · HOMHILParadite: Zgjohemi herët dhe nisemi drejt Arher, një nga vendet që të mbetet menjëherë në mendje: një dunë e madhe me rërë të bardhë që bie pothuajse drejt në det, pranë një burimi me ujë të ëmbël.Pas Arher vazhdojmë drejt Shpellës Hoq. Na pret një ecje deri në hyrje dhe më pas eksplorimi i brendësisë së shpellës, me stalaktite, stalagmite dhe liqene të vogla nëntokësore.Pasdite: Nisim drejt zonës së mbrojtur të Homhil. Prej këtu ecim deri te pishina natyrore që ndodhet mbi bregdet, me pamje të hapur drejt oqeanit.Këtu do të shohim edhe pemët e para Dragon Blood, simbolin më të njohur të Socotrës.Mbrëmje: Darkë dhe natë në kamp në Homhil.DITA 4 — WADI KALISSAN · DAGUB · DUNAT E STEROHParadite: Nisim drejt jugut të ishullit dhe ndalojmë në Wadi Kalissan, i njohur për pishinat natyrore me ujë të pastër të krijuara mes shkëmbinjve.
Do të kemi kohë për të ecur, për të pushuar dhe për të bërë banjë.
Pasdite: Vazhdojmë nëpër rrugë të pashtruara drejt Shpellës Dagub, e më pas drejt dunave të Steroh, ku rëra dhe deti bashkohen në një nga pamjet më të bukura të ishullit.Mbrëmje: Darkë dhe natë në kamp pranë plazhit të Steroh.DITA 5 — DIKSAM · FERMIHIN · WADI DIRHURParadite: Zgjohemi pranë detit dhe nisemi drejt brendësisë malore të Socotrës.Ngjitemi në pllajën e Diksam, me pamje të hapura mbi kanionet dhe relievin e ashpër të ishullit.Pasdite: Vizitojmë pyllin e Fermihin, një nga vendet më të veçanta të gjithë udhëtimit dhe zona me përqendrimin më të madh të pemëve Dragon Blood.Do të ecim mes pemëve dhe do të shohim nga afër një peizazh që është bërë simbol i Socotrës.Më pas zbresim drejt Wadi Dirhur, ku do të kemi kohë për të pushuar dhe për të bërë banjë në pishinat natyrore mes shkëmbinjve.Mbrëmje: Darkë dhe natë në kamp në zonën e Diksam.
DITA 6 — QALANSIYA · SHOABParadite: Nisemi drejt Qalansiya, një fshat peshkatarësh në pjesën perëndimore të ishullit.Prej këtu marrim një varkë lokale dhe lundrojmë drejt Shoab Beach, një plazh i izoluar që arrihet vetëm nga deti.Gjatë rrugës ka mundësi të shohim delfinë.Pasdite: Kohë e lirë në Shoab për të shijuar plazhin, detin dhe qetësinë e vendit pa program të ngjeshur.Mbrëmje: Darkë dhe natë në kamp pranë Shoab.DITA 7 — QALANSIYA · LAGUNA DETWAHParadite: Fillojmë ditën në Qalansiya, mes jetës së përditshme të fshatit, varkave dhe rrjetave të peshkatarëve.Më pas nisemi drejt Laguna Detwah, një nga zonat më të njohura dhe më të bukura të Socotrës.
Pasdite: Kohë për banjë, shëtitje në rërën e bardhë dhe pushim në lagunë.Kjo është një nga ato ditë ku nuk ka nevojë të bëjmë shumë: vendi vetë mjafton.Mbrëmje: Darkë dhe natë në kamp në Detwah.DITA 8 — LAMTUMIRA ME SOCOTRËNNisemi herët drejt aeroportit të Hadibo-s dhe marrim fluturimin për në Jeddah.Nga Jeddah, secili vazhdon udhëtimin e kthimit drejt qytetit ose shtetit nga ku është nisur.DITA 9 — KTHIMI NË SHTËPIMbërritja në destinacionin e nisjes, sipas fluturimit të secilit pjesëmarrës.
Rezervo vendin tend
Datat e mundshme të nisjes08–17 Shkurt 2027 ose 22–31 Mars 2027Do të realizohet një nga këto dy nisje, në bazë të grupit që konfirmohet i pari.Grup i vogël · maksimumi 10 personaÇMIMI€4.600 / personREZERVO VENDIN TËND ME €200Me një rezervim fillestar prej €200 për person, bllokon vendin për udhëtimin në Socotra dhe shënon datën që preferon.Pas konfirmimit të datës së nisjes, plotësohet pagesa deri në 50% të vlerës së udhëtimit, brenda 72 orëve. Shuma prej €200 zbritet nga kjo pagesë.Pagesa e mbetur kryhet deri në 30 ditë para nisjes.
